2 Shtator, 2017

Kush e ka radhën të martohet pas Xhensilës? Ja cila i pret lulet


Dasma më e përfolur mbrëmë në Tiranë duket se i kishte të gjitha komponentët e një dasme si në përralla, të organizuar dhe të realizuar më së miri. Për të gjitha këto detaje ne jemi njohur vazhdimisht edhe nga publikimet personale në rrjetet sociale të shumë vipave. Sigurisht që një prej publikime më të bujshme ishte ai i Albës, motrës së Xhensilës , e cila ishte edhe fatlumja nga vajzat, pasi priti buqetën e nusës.

 

Nëse na duhet tu besojmë besëtytnive, i bie që së shpejti në familjen Myrtezaj do të kemi një dasmë të dytë. Sikundër shihet edhe nga fotot motra e Xhensilës duket mjaft elegante dhe e hijshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al