15 Korrik, 2020

Kurat natyrale që ju ndihmojnë të luftoni ankthin depresionin dhe pagjumësinë


Ekspertët tregojnë mënyrat e thjeshta, por mjaft të fuqishme përmes të cilave natyra zvogëlon stresin dhe krijon një shpëtim të menjëhershëm. Këto kura natyrale kundër ankthit, depresionit dhe pagjumësisë, do të ndryshojnë plotësisht jetën tuaj.

Ndërsa gjërat kanë ndryshuar për shkak të kufizimit të lëvizjeve, ju përsëri mund të merrni përfitimet mendore dhe emocionale që ofron natyra, pavarësisht se ku jetoni, premton studiuesi për lumturi, John Zelenski.

“Çdo gjë, duke filluar nga shikimi i një fotografie peizazhi deri në ujitjen e luleve të shtëpisë, është vërtetuar se zvogëlon ankthin dhe madje shkakton sjellje më të mira shoqërore si empatia, bamirësia dhe zemërgjerësia”, deklaron ai.

Një arsye pse natyra i tërheq shpirtrat tanë në mënyrë të menjëhershme është sepse ajo promovon qetësi shpirtërore të quajtur ‘magjepsje e butë’, duke rritur krijimtarinë dhe ulur ankthin.

Nëse jeni të irrituar

Me kaq shumë ndryshime kohët e fundit, nervat tuaja janë të tendosura, pasi zhurma e gjithçkaje, nga lajmet në TV te familjarët e zhurmshëm, rritin ankthin tuaj. Kjo është arsyeja pse jeta moderne është kaq stresuese, veçanërisht tani që kemi kaluar kohë në shtëpi dhe nuk mund t’u shpëtojmë dot lehtësisht, këtyre zhurmave.

Kura natyrale: Tingujt e ujit ose zhurmat e reshjeve të shiut janë relaksuese

“Kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për të ‘shpëtuar’ nga zërat e njerëzve”, thotë Wallace, duke zbuluar se ky është kamuflimi ideal për zërin e njeriut. Të dëgjoni zhurmë shiu ose valët e detit në YouTube, për dy minuta largoni ankthin dhe ulni tensionin.

Nëse jeni të mbingarkuar

Gjatë muajve të fundit është dashur të mësoni gjëra të reja, më shumë se kurrë më parë, nga eksperti amator i teknologjisë, duke provuar të mësoni aplikacione të reja si Zoom deri te financat personale për të gjetur mënyra krijuese për të zgjeruar buxhetin tuaj.

Kura natyrale: Shijoni ‘wabi-sabi’

Filozofia japoneze e ‘wabisabi’ do të thotë të vlerësosh bukurinë në pa përsosmëri, veçanërisht çoroditjen sublime të natyrës, nga një ditë me re në ditët kur gjethet fillojnë të bien – shpjegon Maxwell. “Të marrësh një moment për të medituar mbi bukurinë e të metave të natyrës na ndihmon të kuptojmë se pa përsosmëritë tona janë gjithashtu të bukura, duke lehtësuar presionin që i bëjmë vetes dhe duke rritur besimin tonë”, deklaron ai.

Nëse nuk mund të flini

Ju dëshironi gjumë të thellë, por ankthi kërkon t’ju mbajë zgjuar edhe një natë tjetër. “Ndërsa plakemi, hormoni i gjumit – melatonina zvogëlohet, ndërsa hormoni i stresit – kortizoli rritet, duke e bërë edhe më të vështirë gjumin”, zbulon Laura Koniver, autore e “The Earth Prescription”.

“Në një cikël të mbrapshtë, kur jemi të privuar nga gjumi, ne jemi më të rrezikuar nga ankthi dhe depresioni”, shton ajo.

Kura natyrale: ‘Prekja e tokës’

Pulsi i fushës elektrike të tokës në të njëjtën frekuencë si truri ynë, relakson valët alfa të trurit, zbulon Dr. Koniver.

“Prekja e Tokës, ose ‘tokëzimi’, na ndihmon të sinkronizohemi me atë fushë dhe të futemi në një gjendje shëruese”, pohon ekspertja.

Pavarësisht nga emri, argumentimi nuk do të thotë domosdoshmërish të bësh një shëtitje zbathur në bar. Në një studim, prekja e tokës për vetëm një sekondë, u tregua se ul tensionin dhe çon në gjumë më relaksues.

 

Burimi / Telegrafi.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al