1 Korrik, 2022

“Kur bleta largohet nga kosherja…”- Bora Zeman i vë flakën rrjetit me fotot nga pushimet në Turqi


Pas përfundimit të emisionit “Përputhen”, Bora Zemani po shijon disa ditë relaksi. Ajo së bashku me djalin e saj, Arborin dhe familjen ndodhen në Turqi për pushime.

Përgjatë këtyre ditëve prezantuesja ka ndarë me ndjekësit foto apo video të ndryshme nga vendi ku po qëndron. Së fundmi në llogarinë e saj Bora ka postuar disa foto duke pozuar me bikini ngjyrë të verdhë teksa i nxirrnin në pah dhe linjat e saj perfekte trupore.

Fotot kanë marrë komente të shumta pozitive, por ato çka ranë më së shumti në sy ishin tatuazhet që kishte ekspozuar moderatorja.

“Kur bleta largohet nga kosherja për të shijuar perëndimin buzëdetit”- shkroi ajo krahas fotove.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Me sa duket Bora po kalon kohë vetëm me familjen e saj por Donald  Veshajn nuk e shohim gjëkundi. Ai momentalisht ndodhet në Tiranë duke u marrë me programin e tij por nuk i dihet nëse në vijim edhe aktori do t’i bashkohet moderatores në Turqi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al