10 Nëntor, 2018

Kujdes, keni vetëm 2 ditë kohë! Çfarë do ndodhë me “WhatsApp” pas 12 nëntorit


Që nga 12 nëntori, të gjitha mesazhet në “WhatsApp” që nuk janë ruajtur do të fshihen përgjithmonë.

Njoftimi është për shkak të një marrëveshjeje midis “WhatsApp” (në pronësi të “Facebook”) dhe “Google”, për të lejuar të gjitha bisedat, fotografitë dhe videot e ngarkuara nga aplikacioni të ruhen në “Google Drive”.

Lajm i keq është se nëse nuk keni kopjuar mesazhet tuaja në 12 muajt e fundit, “WhatsApp” do të fshijë të gjitha mesazhet tuaja të vjetra, si dhe të gjitha videot dhe fotot tuaja. Në shumë telefona celularë, mesazhet ruhen automatikisht, në mënyrë periodike.

Në një deklaratë në faqen e internetit të “WhatsApp”, kompania shpjegoi se “për të shmangur humbjen e këtyre të dhënave, ne ju rekomandojmë që të ruani të dhënat tuaja “WhatsApp” para datës 12 nëntor 2018.”

Ndryshimi do të ndikojë vetëm në përdoruesit e “Android”, pasi “WhatsApp” tashmë ka një marrëveshje me “Apple” kështu që përdoruesit e “iPhone” mund t’i ruajnë të dhënat e tyre në cloud iCloud.

Si të veproni 

Hapni “WhatsApp”.

-Zgjidhni butonin “Menu”, “Settings”, “Chat” dhe klikoni mbi Backup.

-Ju mund të zgjidhni “Ruaj” për të krijuar një rezervë menjëherë.

-Gjithashtu mund të klikoni “Ruaj te Google Drive” dhe përzgjidhni frekuencën me të cilën dëshironi që kopjet rezervë të ruhen.

-Nëse nuk keni një llogari të Google Drive, shtypni “Shto llogari”.

Zgjidhni “Ruaj duke përdorur” për të zgjedhur llojin e rrjetit që dëshironi të përdorni për të ruajtur kopjet rezervë.

Ky ndryshim do të ndikojë vetëm në përdoruesit e Android, sepse Whatsapp tashmë ka një marrëveshje me Apple, i cili u lejon klientëve të saj të ruajnë bisedat dhe skedarët e tyre përmes iCloud.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al