19 Korrik, 2018

Kujdes! Gjatë ditëve të nxehta rrezikoni të jeni më nevrik dhe stresues


Njerëzit mund të nervozohen me të vërtetë nga temperaturat e larta gjatë stinës së verës. Ky është rezultati i një studimi shkencor bërë së fundmi. Madje koha e nxehtë mund të shkaktojë inat dhe stres.

Në fakt të gjithë do pyesni po si është e mundur, pasi të gjithë në verë presin që të marrin pushimet dhe të relaksohen. Dielli dhe deti janë të pëlqyer nga njerëzit në verë.

Por ja që stresi, nervozizmi dhe tensioni janë pasojat e para të valës së të nxehtit gjatë muajve të verës. Në studimin e realizuar nga Universiteti Poznan dhe publikua nga britanikja “The Sun”, thuhet se hormonet e stresit rriten bashkë me rritjen e temperaturave, duke mbrojtur kështu fenomenin që ata e kanë quajtur njësoj si kënga e Lana del Rey “Summertimes Blues”.

Studimet kanë treguar gjithashtu se rritja e temperaturave rrit automatikisht ritmin kardiak, të nivelit të testosteronit dhe reaksionet e metabolizmit, që nxisin atë që njihet si “sistemi nevrik simpatik”, që është përgjegjës për reagimin ndaj një stimulimi sado të vogël.

Me pak fjalë i nxehti na bën më nevrik, më budallenj dhe sidomos më të dhunshëm. Të gjithë ndihemi në siklet edhe me trupin tonë nga i nxehti, i cili ndikon menjëherë në humorin tonë, që në rastet më të këqija, mund të dëmtojë edhe trurin.

Shkencëtarët kanë shtuar se kjo mund të provohet fare mirë nga statistika, pasi numri i krimeve përgjatë muajve të verës rritet ndjeshëm, bashkë me episodet e dhunës në shoqëri apo familje.

Gjithashtu nga studimi rezulton se muajt e verës, sidomos maji, qershori e korriku janë muajt më të rrezikshëm për fenomenet që lidhen me vrasjet.

Por cila do të ishte zgjidhja? Studiuesit e kanë një këshillë: në muajt e nxehtë thjesht përpiquni të jeni të qetë e të lumtur, ashtu siç pushimet duhet të jenë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al