10 Korrik, 2020

Koronavirusi / Zbulohen substancat natyrore që parandalojnë hyrjen e tij në qeliza

Ato janë molekula endogjene steroide; disa prej tyre janë acide biliare, d.m.th. substanca të prodhuara në mëlçi dhe zorrë. Ato mund të parandalojnë infeksionin kur ngarkesa virale nuk është shumë e lartë

Një ekip studiuesish nga Universiteti Federico II i Napolit dhe Universiteti i Perugia kanë arritur të identifikojnë substancat natyrore, tashmë të pranishme në trupin e njeriut, që mund të bllokojnë hyrjen e koronavirusit Sars-CoV-2 në qeliza. Ato janë molekula endogjene steroide; disa prej tyre janë acide biliare, d.m.th. substanca të prodhuara në mëlçi dhe zorrë. Këto molekula mund të parandalojnë infeksionin kur ngarkesa virale nuk është shumë e lartë.

Drejt një protokolli të ri terapeutik

Angela Zampella, drejtore e Departamentit të Farmacisë së Universitetit të Napolit Federico II, shpjegon se substancat e identifikuara nga ekipi i hulumtimit janë plotësisht të natyrshme dhe gjenden, si në trupin e njeriut, po ashtu edhe në ushqime ku mund tw përmendim vajin e ullirit. “Molekulat që kemi studiuar gjatë studimit mund të bllokojnë hyrjen e koronavirusit në qeliza kur ngarkesa virale nuk është shumë e lartë”, thekson ekspertja. Ky zbulim mund të hapë dyert për forma të reja të parandalimit të koronavirusit dhe paraqet hapin e parë drejt hartimit të një protokolli terapeutik që do të vihet në vëmendjen e Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA).

/Revista Psikologji