1 Shkurt, 2020

Koronavirusi vdekjeprurës, Apple mbyll të gjitha dyqanet dhe zyrat në Kinë


Gjigandi Apple po mbyll të gjitha dyqanet në Kinë për shkak të koronavirusit vdekjeprurës.

Raportohet se zyrat e korporatës, dyqanet dhe qendrat e kontaktit në territorin e Kinës do mbyllen deri më datën 9 shkurt.

Nuk është e qartë nëse fabrikat kineze të Apple, të drejtuara nga Foxconn, gjithashtu do të mbyllen.

Apple tha se vendimi u mor pas këshillave nga ekspertët e shëndetit.

Virusi i përhapur ka shkaktuar shqetësim në të gjithë botën por mbetet kryesisht i përqendruar në Kinë.

Koronavirusi ka vrarë mbi 200 njerëz në Kinë, ka infektuar gati 10.000 njerëz në të gjithë botën.

Si rezultat i situatës shqetësuese, OBSH shpalli emergjencën globale të shëndetit publik.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al