30 Mars, 2020

Koronavirusi po i merr jetën ikonave të muzikës, ndahet nga jeta legjenda e rrokut pasi u infektua me COVID-19


Rokeri i famshëm Alan Merrill ka ndërruar jetë pasi u infektua me koronavirus. Tekstshkruesi i “I Love Rock ‘N’ Roll” ishte i shëndetshëm dhe performoi në koncerte disa javë më parë.

Lajmi i ndarjes nga jeta të 69-vjeçarit u dha nga vajza e tij Laura.

“Ai mendoi se ishte thjesht ftohje,”- shkroi ajo.

Ndërsa u bëri apel fansave të mos e neglizhojnë: “Ju mendoni se nuk do ju ndodhi ju apo familjes suaj të fortë. Qëndro në shtëpi, nëse jo për veten për të tjerët. Për babain tim. Kjo gjë është e vërtetë.”

I Love Rock ‘N’ Roll u bë hit në të gjithë botën në vitin 1982 dhe është bërë cover nga artistë duke filluar nga Britney Spears e deri tek Weird Al Yankovic.

Koronavirusi gjithashtu i mori jetën këngëtarit të famshëm të muzikës country Joe Diffie, ndërsa legjenda John Prine është në gjendje kritike për jetën me simptona të COVID-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al