15 Tetor, 2021

Kompania Microsoft vendos të mbyllë rrjetin LinkedIn në Kinë: Është sfiduese të jesh në përputhje me qeverinë atje


linkedin

Kompania e teknologjisë Microsoft po mbyll rrjetin e saj social, LinkedIn në Kinë, me sqarimin se të përshtatesh me ligjet dhe shtetin kinez, është bërë gjithnjë e më shumë sfiduese.

Ky vendim vjen menjëherë pasi rrjeti social i “karrierës profesionale” u përball me pyetje e kritika për bllokimin e profileve të disa gazetarëve.

LinkedIn do të nisë një version të faqes vetëm për punë, të quajtur InJobs, më vonë gjatë këtij viti.

Një prej anëtarëve drejtues të LinkedIn Mohak Shroff shkroi në blog : “Ne po përballemi me një mjedis operativ shumë më sfidues dhe kërkesa më të mëdha të pajtueshmërisë në Kinë.”

LinkedIn ishte e vetmja platformë kryesore e mediave sociale perëndimore që vepronte në Kinë.

Kur u nis atje, në 2014, ajo kishte rënë dakord t’i përmbahej kërkesave të qeverisë kineze për të operuar, por gjithashtu premtoi se do të ishte transparente në lidhje me mënyrën se si zhvillonte biznes në vend dhe tha se nuk pajtohej me censurën e qeverisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al