5 Korrik, 2018

Kompania kineze e tekonlogjisë “kthen sytë” nga Amerika


Zëvendëspresidenti i kompanisë kineze të teknologjisë “Xiaomi” ka deklaruar se kjo kompani po kërkon që të hyjë në tregun amerikan.

Wang Xiang ka shtuar gjithashtu se viti i ardhshëm do të jetë nisja e aventurës së re.

“Vitin tjetër ne shpresojmë se mund të bëjmë diçka atje,” tha Wang për “Reuter”s, duke e quajtur tregun amerikan “shumë tërheqës”. Por, për krijuesin e “smartphone”-ve kinezë, shitja e telefonave të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jetë një sfidë e madhe.

Ndërkohë kujtojmë se edhe konkurrenti kryesor i “Xiaomi”, “Huawei”, kishte plane të mëdha për zgjerim në tregun amerikan. Por, “AT&T” u tërhoq në fund nga marrëveshja pasi njerëzit në administratën Trump e bënë të qartë kundërshtimin e tyre ndaj kompanive kineze të teknologjisë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al