28 Tetor, 2018

Kohë kursimesh, dy deputetë me një makinë


Nuk e dimë nëse e kanë bërë për të kursyer karburant, nëse njëri nga deputetët e ka makinën në servis apo sepse kanë dashur të kalojnë pak kohë bashkë, por këtë të enjte, deputetët socialistë, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, u panë teksa erdhën në Parlament në një makinë.

Si gjithmonë, nuk ka nevojë të shtojmë se makinat që përdorin deputetët janë nga më luksozet dhe më të shtrenjtat dhe si gjithmonë prodhime të viteve të fundit.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al