20 Shkurt, 2022

“Koha për të vërtetën”/ Pas më shumë se një viti “i bllokuar” në rrjetet sociale, Donald Trump krijon aplikacionin e tij


Pas më shumë se një viti i bllokuar nga rrjetet kryesore sociale, ish-presidenti i SHBA, Donald Trump,  do të sjellë aplikacionin e tij “Truth Social”.

Versioni beta i aplikacionit “Truth Social” pas një jave testim do të lançohet këtë të hënë më, 21 shkurt në App Store. Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një sërë postimesh në platformë, ku një llogari e identifikuar si shëfi i produktit të rrjetit, i Billy B, iu përgjigj pyetjeve nga njerëzit e ftuar për ta përdorur atë gjatë fazës së testimit.

Një përdorues e pyeti se kur aplikacioni, i cili ka qenë i disponueshëm këtë javë për testuesit beta, do të jetë i disponueshëm për publikun:

“Aktualisht kemi vendosur publikim në dyqanin e aplikacioneve Apple për të hënën më 21 shkurt,” u përgjigj ekzekutivi.

Ky aplikacion do ta rikthejë Trump në mediat sociale më shumë se një vit pasi ai u bllokua nga Twitter, Facebook dhe YouTube pas sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA nga mbështetësit e tij, kur ai u akuzua për postimin e mesazheve që nxisnin dhunën.

 

Më 15 shkurt, djali i madh i Trump, Donald Jr, postoi në Twitter një pamje të llogarisë së babait të tij @realDonaldTrump në “Truth Social”, më 14 shkurt ku shkroi: “Bëhuni gati! Presidenti juaj i preferuar do t’ju shohë së shpejti!”

Përveç postimit që zbulon datën e publikimit të së hënës, pamjet e ekranit të parë nga Reuters tregojnë se aplikacioni tani është në versionin 1.0, duke konfirmuar se ka arritur një nivel ku është gati për publikim.

Si funksionon aplikacioni Truth Social?

Përgjigjet e tjera të shefit të produktit gjatë sesionit të pyetjeve dhe përgjigjeve të së premtes sugjeruan që veçoritë e startup-it do të ngjasonin me ato të rrjetit social, Twitter.

I pyetur nëse përdoruesit do të ishin në gjendje të modifikonin “të vërtetat” e tyre, ekzekutivi u përgjigj “jo ende”. Aftësia për të redaktuar postimet pas publikimit është diçka që përdoruesit e Twitter e kanë kërkuar prej kohësh.

Tipari tjetër domethënës i lëshuar në platformë do të jenë mesazhet direkte, ose DM, ndërmjet përdoruesve, shkroi ekzekutivi.

Ai shtoi se kompania po konsideron gjithashtu lejimin e përdoruesve për të marrë njoftime kur të tjerët postojnë përmbajtje dh pv të bërë bllok.

“Do të ketë gjithmonë funksionalitet bllokimi në aplikacion,” shkroi ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al