31 Maj, 2022

Koha ideale për tu stërvitur është e ndryshme tek gratë dhe burrat! Ja çfarë thotë studimi i fundit: Nëse doni të hiqni yndyrën e barkut…


Ushtrimet fizike janë shumë të mira në çdo kohë që mund ti bëni, por periudha e ditës për të arritur rezultatin më të mirë mund të jetë e ndryshme për gratë dhe burrat.

ushtrime fizike

Sipas një studimi amerikan, gratë djegin më shumë yndyrë gjatë stërvitjes në mëngjes, ndërsa burrat në darkë.

Ndryshimet në hormone, ora biologjike dhe cilkli i gjumit/zgjimit tek dy gjinitë, mund të luajnë rol.

Studimi i 30 burrave dhe 26 grave, të gjithë aktivë dhe të shëndetshëm, të moshës 25 deri në 55 vjeç, zgjati 12 javë.

Gjatë studimit u monitoruan efektet e një programi të larmishëm fitnesi.

Njëri grup u ushtrua për një orë para orës 08:30 të mëngjesit, ndërsa grupi tjetër ndoqi të njëjtat aktivitete në mbrëmje, nga ora 18:00 deri në 20:00.

Të gjithë pjesëmarrësit ndoqën të njëjtin regjim ushqimi. Studiuesit testuan presionin e gjakut dhe yndyrën e trupit tek të gjithë personat e marrë në studim, si dhe fleksibilitetin, forcën dhe fuqinë aerobike të tyre nga fillimi deri në fund.

Të gjithë ata që morën pjesë në studim përmirësuan shëndetin dhe performancën e tyre të përgjithshme gjatë provës 12-javore, pavarësisht orarit se kur ushtruan.

Autori kryesor i studimit, Paul Arcerio tha se koha ideale për tu stërvitur është e ndryshme për gratë dhe burrat,

“Bazuar tek rezultatet, gratë që dëshirojnë të reduktojnë yndyrën e barkut dhe të ulin presionin e gjakut duhet të ushtrohen në mëngjes”, thotë mjeku Arcerio.

Më pas shtoi: “Kjo është e rëndësishme sepse yndyra e barkut mbështillet rreth organeve të brendshme të trupit, përfshirë mëlçinë, dhe mund të jetë e rrezikshme.”

Megjithatë, theksoi ai, gratë që duan të përmirësojnë forcën e muskujve në pjesën e sipërme të trupit të tyre, duhet të bëjnë ushtrime në mbrëmje.

Ndërsa burrat ishin më pak të ndjeshëm ndaj periudhës së ditës që ushtroheshin, duke përmirësuar forcën e tyre në mëngjes dhe në mbrëmje.

“Por stërvitja në mbrëmje është ideale për meshkujt që interesohen në përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe metabolizmit, si dhe mirëqenien emocionale”, thotë Arcerio, duke shtuar: “Përmirësimi i shëndetit metabolik nënkupton reduktimin e rrezikqeve të tilla si obeziteti, diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.”

Nuk është e qartë pse tek burrat dhe gratë trupi reagon ndryshe ndaj kohës së stërvitjes dhe studiuesit thonë se nevojiten më shumë kërkime për të zbuluar më shumë.

Studimi, i botuar në Frontiers in Physiology, hulumtoi njerëzit me peshë të shëndetshme, por studiuesit thonë se programi mund të funksionojë edhe për njerëzit që janë mbipeshë ose obezë.

“Ata kanë më shumë mundësi për të përfituar”, thotë Arcerio.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al