19 Maj, 2022

Kledi Hysa në një lidhje me këngëtaren e njohur? Fotot që i nxorën zbuluar


Në showbizin shqiptar mund të jetë krijuar një çift i ri. Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP” dhe modeli Kledi Hysa duket se ka nisur një lidhje të re me këngëtaren e moderatoren Evi Reçi.

Vetë ata nuk janë shfaqur krah njëri-tjetrit, por disa postime në Instagram kanë ngritur dyshime. Në fotot e publikuara prej tyre së fundmi vihet re që kanë qenë në disa vende të përbashkëta. Për shembull, së fundmi janë të dy në Vlorë.

Kanë drekuar bashkë dhe ndiqen në rrjetet sociale:

Ditën e sotme Kledi është shfaqur në makinë me një mik dhe ky i fundit nga ana tjetër ka publikuar në Instastory një intervistë të Evit:

Pak muaj më parë Kledi konfirmoi përfundimin e marrëdhënies 6-vjeçare me modelen austriake, Khaoula Selmi. Modeli tregoi se u ftohën gjërat nga ana e tij dhe pasi e konsultoi me ish-partneren vendosën të ndaheshin. Ai u shpreh se ndoshta nuk ishte momenti i duhur për tu ndarë, por “kështu e ndjeu”.

 “U ftohën gjërat nga ana ime dhe kur isha në Austri i thashë që kjo lidhje nuk ka drejtim, kështu të dy bashkë i dhamë fund. Ishte pak e dhimbshme sepse janë 6 vite, por ka 2 vite që nuk kisha mundësi të bëja hapin që duhej, të krijoja një familje dhe të shkoja drejt martesës. Dhe nëse nuk e doja këtë me një person që kisha 6 vite, atëherë kur do ndodhte. Është ndarja e dytë, sepse kam pasur dy lidhje të gjata. E kam të vështirë dhe nuk ndodhi diçka konkrete, momenti nuk ishte i duhur por kështu e ndjeva dhe kështu vendosa”, u shpreh ai në “RTV Ora”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al