11 Tetor, 2019

Kjo është arsyeja pse të famshmet veshin këpucë më të mëdha


E keni vënë re që yjet e “Hollywood”-it mbajnë këpucë një numër më të madh? Ndoshta mund të mendoni se kjo vjen ngaqë këpucët u janë dhënë nga markat e njohura si mënyrë reklamimi dhe nuk është dërguar numri i duhur.

Por në të vërtetë, shumë të famshme zgjedhin me qëllim të veshin këpucë më të mëdha për të parandaluar fryrjen e këmbëve apo krijimin e flluskave dhe plagëve.

Yjet e skenës dhe ekranit janë të detyruara të veshin taka të larta për orë të tëra e shpesh herë edhe gjatë gjithë natës.

Për të shmangur dhimbjen e këmbëve, VIP-at zgjedhin të veshin këpucë që janë së paku një numër më i madh. Duket se këto të fundit nuk e kanë problem këtë gjë dhe nëse vihet re nga paparacët apo njerëzit e tjerë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al