19 Shtator, 2017

Kivanç Tatlitug refuzon të luaj në krah të bashkëshortes së ‘Ezelit’


 

Ata janë dy nga aktorët më të suksesshëm të kinematografisë turke dhe vitet e fundit serialet ku ata kanë qenë protagonistë kanë pushtuar ekranet e botës.  Bëhet fjalë  për yllin e serialeve Kivanç Tatlitung dhe bashkëshorten  e aktorit të njohur Kenan Imirzalioglu, Sinem Kobal.

Sinem Kobal është bërë pjesë e një projekti të ri  ku  do të luajë rolin kryesor së bashku me Berk Sokullu, por në të vërtetë, ajo do të donte të luante me aktorin Kivanç Tatlitug.

Pas rikthimit në ekran pas 2-vjetësh pushim, bashkëshortja e Ezelit kërkoi që partner të kishte Kivanc Tatlitung. Megjithatë, me shumë mirësjellje, aktori i njohur e ka refuzuar kërkesën e saj.

 

Tashmë, ai ka firmosur një kontratë të re për një projekt që do të marrë jetë së shpejti, kështu që, për Kobal nuk ka shanse. Por se cila janë arsyet që e kanë çuar aktorin turk që të bëjë një zgjedhje të tillë nuk dihet me siguri, por ndoshta një xhelozi e mundshme nga ana e  Kenan Imirzalioglu mund të jetë  arsyeja e vërtetë për këtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al