14 Nëntor, 2019

Kishte munguar prej 5 vitesh! Këngëtarja e famshme rikthehet me një super këngë!


Ajo është këngëtare franceze shumë e suksesshme dhe këngët e saj janë hite. “Derniere danse” bëri bujë 5 vite më parë dhe vazhdon të dëgjohet ende dhe sot. Pas këtij projekti, Indila lançoi edhe këngë të tjera po aq të suksesshme.

Por më pas këngëtarja e njohur u tërhoq papritur duke i munguar fansave të saj dhe tregut muzikor për plot 5 vjet.

Por pas kaq shumë vitesh mungesë, Indila është rikthyer duke lançuar këngën e saj më të re “Parle à ta tête” (Fol me veten), e cila gjithashtu rezultoi mjaft e suksesshme duke numëruar mijëra klikime në ‘Youtube’ në vetëm pak kohë.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al