4 Tetor, 2019

Kinematografia turke, në zi. Ndërron jetë aktori i njohur i serialeve


Lajmi për vdekjen e aktorit të njohur turk, Tarik Unluoglu i ka tronditur të gjithë. Tarik prej disa kohësh po luftonte me sëmundjen e kancerit por e humbi betejën. 

Aktori ndërroi jetë në spital në 1 Tetor. Gjatë homazheve të të ndjerit, të cilat u bënë në sallën e Teatrit Kombëtar të Stambollit, morën pjesë me qindra dashamirës, kolegë, miq të afërt dhe bashkëpunëtorë.

Ai la pas gruan, aktoren e njohur Gulenay Kalan dhe vajzën, si edhe miliona njerëz që e donin shumë.

Bashkëshortja e të ndjerit, Gulenay Kalkan, ishte mjaft e tronditur gjatë ceremonisë mortrore, madje kaloi edhe disa momente të vështira pranë arkivolit të tij.

Edhe Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ngushëlloi familjen e aktorit dhe u përcolli ngushëllime të gjithë miqve e dashamirësve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al