6 Shtator, 2017

Kim nuk habit më, këtë herë pozon nudo, mbi një pemë


Ajo është Kim Kardashian, mbretëresha e fotove nudo epike dhe informacionet e fundit bëjnë të ditur se të gjitha fotot e saj lakuriqe do të publikohen në një libër që do të botohet së shpejti. Kim thotë se : “Ndihem shumë krenare të fotografohem nga Mert dhe Marcus, për librin e tyre të ri”.

Pak kohë më parë Kim, e cila thotë se këto fotot nudo po i bën në emër të feminizmit, është kritikuar nga njëra prej autoreve e figurave publike më në zë Sharon Osbourne, e cila për “The Telegraph”, është shprehur se, “Kim thotë se po bën gjithçka në emër të feminizmit, por ky nuk është feminizëm! Kjo për mua quhet zhveshje në emër të seksit, dhe jo progres femëror siç përpiqet t’a shesë Kim Kardashian. “

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al