4 Shtator, 2018

Kim Kardashian është “Kiki” i Drake? Ja si qëndron e vërteta


Gjatë një interviste për “Everyday Struggle”, ish-i dashuri i Kim Kardashian, Nick Cannon ngriti një teori në lidhje me këngën “In My Feeling”, që pushtoi menjëherë mediat ndërkombëtare.

Ai tha kënga i dedikohet Kim, pasi nuk është diçka e pamundur që ajo të jetë futur në shtratin e reperit të njohur Drake.

Lidhur me këtë teori ka reaguar menjëherë Kim, e cila nëpërmjet një postimi në “Instagram”, u dha fund spekulimeve.

“Nuk ka ndodhur kurrë. Fundi i kësaj historie”, komenton Kim Kardashian në një nga lajmet e publikuara.

Gjithashtu edhe burime për TMZ kanë thënë se Kardashian nuk ka qenë asnjëherë e lidhur me Drake, para apo pas martesës.

Por pas deklaratës së fortë të Cannon edhe fansat nisët që të hamendësojnë se “Kiki” mund të ishte pikërisht Kim, pasi ky është pseudonimi që përdor familja e saj për të.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al