5 Shtator, 2018

Kim ka tradhtuar bashkëshortin me Drake? Kanye West reagon për herë të parë


Pak ditë më parë u përfol se Kim Kardashian është “Kiki” i reperit Drake, pasi këto të dy kanë qenë të lidhur bashkë. E para që hodhi poshtë këtë teori ishte vetë ylli i televizionit, duke thënë se asgjë nuk është e vërtetë.

E teksa kanë kaluar dy ditë nga reagimi i Kim, radhën për të folur rreth kësaj çështje e ka bashkëshorti i saj, Kanye West.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” ai shkruan: “Dërgoj energji të mirë dhe dashuri për Drake dhe ekipin e tij”.

“Unë nuk e kam parë personalisht shfaqjen, por imazhet online më duken të pabesueshme. Unë e kuptoj ku filloi konfuzioni. Më lejoni të filloj duke kërkuar falje për vendosjen e datave në të njëjtën kohë.

Ne ishim duke ndërtuar një lidhje dhe duke punuar për muzikën së bashku në zyrën tonë duke përfshirë sqarimin e disa çështjeve me Cudi. Kur i vendosa datat unë isha pak i rrënjosur duke bërë 25 postime në Twitter atë ditë kur TMZ shkruajti lajmin…Unë duhet të hipi në aeroplan tani…Do të shkruaja më shumë po të rrija”, shkruan 41-vjeçari.

Në këtë shkrim Kanye i referohet ngjarjes së bujshme kur ai dhe Drake vendosën që të mbanin koncerte në të njëjtën datë, duke i befasuar të gjithë pasi dihej miqësia e tij e ngushtë me të.

Pas gjithë këtyre që kanë ndodhur me sa duket më në fund Kanye West e ka parë të arsyeshme që t’i kërkojë falje publikisht reperit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al