24 Shtator, 2018

Kida humb njeriun e dashur, këngëtarja rrëqeth me fjalët: Gjithmonë në zemrën time…


Sot është një ditë zie për këngëtaren shqiptare, Orhidea Latifi, e njohur me emrin e artit Kida.

Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ajo ka bërë të ditur se ka humbur njeriun e dashur, gjyshen e saj.

Në foton e postuar Kida shfaqet duke puthur gjyshen e saj të ndjerë dhe e falenderon për çdo gjë që ka bërë për të.

“Nanushi jem është shumë vështirë me fillu me shkrujt për ty, më ke rritur e më ke edukuar në mënyrën më të mirën. Faleminderit shumë për çdo gjë që e ke bo për mu nana. Të dua pafund do më mungosh, gjithmonë në zemrën time. Pusho në paqe”, ka shkruar Kida në foto.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al