7 Korrik, 2020

Kida dhe Mozzik në një lidhje dashurie? Këngëtarja sqaron të vërtetën dhe flet për raportin me Loredanën: Jemi njohur pas …


Kida dhe Mozzik janë përfolur për një lidhje dashurie mes tyre.

Thashethemet për një marrëdhënie intime mes dy këngëtarëve të njohur nisën pas bashkëpunimit të tyre të dytë.

Megjithatë, Kida i hodhi poshtë lajmet duke thënë se nuk janë të vërteta.

“E dinim se do flitej për një lidhje mes nesh, normale është. Ndoshta edhe pozat. Mesazhi ynë ka qenë përshkrimi i këngës, donim të zhvillonim një ngjarje dhe me e shfaq një temë të këngës. Ishte ideja jonë të bënim diçka më interesante. Nuk ka asgjë të vërtetë në këto thashetheme,”- tha këngëtarja e ftuar në emisionin “NIN”.

Kida tha se vazhdon të ketë raporte të mira me ish-bashkëshorten e Mozzik, Loredanën.

Ajo u shpreh se fillimisht është njohur me Mozzik dhe më pas me Loredanën, pasi ish-çifti nisën romancën mes tyre.

“Po vazhdojmë të kemi raporte të mira me Loredanën. Me të dy njihem prej shumë kohësh. Mozzik e kam njohur më përpara kurse Loredanën mbas nisjes së lidhjes mes tyre. Kemi ndenjur bashkë 24 orë. Kemi kontakte me njëra-tjetrën,”- tha Kida.

Ndërsa u tregua shumë e rezervuar për jetën private, pranoi se ka qenë e dashuruar.

“Po kam dashuruar. Jam njeri,”- u shpreh këngëtarja.

Pyetjes se çfarë pëlqen më shumë tek një mashkull iu përgjigj: “Dhëmbët i kam pikë të dobët, nuk e di pse. Dhëmbët, sytë, flokët. Më pëlqejnë djemtë me flokë të shkurtra.”

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al