24 Maj, 2022

Khloe Kardashian habit me deklaratën për ish-partnerin e saj: Ka anët e tij të mira por…


Khloé Kardashian ka treguar se ishi i saj Tristan Thompson ka “anët e tij të mira”,. por ajo është e vetëdijshme që çështjet e tij personale lënë në hije çdo gjë që ai ofron.

Bashkëthemeluesja e “Good American” foli për marrëdhënien  e saj me lojtarin e Chicago Bulls në podkastin “Not Skinny Por Not Fat” të Dear Media të martën dhe tha se ata ruajnë raporte të mira për hir të vajzës së tyre, True.

“Është e trishtueshme sepse, për shembull, ka edhe shumë anë të mira të tij por askush nuk mund t’i shohë ato sepse të gjitha janë nën hije, si p.sh., gjërat personale që po ndodhin mes meje dhe tij” shpjegoi ajo.

Kardashian madje tha se ka “shumë njerëz të tjerë në botë që kanë kaluar ndoshta situata të ngjashme” si ajo.

“Unë dyshoj se jam e vetmja qenie njerëzore. Shpresoj qe jo. Epo, nuk dua që askush ta kalojë këtë”, tha ajo, duke aluduar për pabesitë e shumta të atletit.

Kardashian, 37 vjeç, dha shpjegimin e saj se “të gjithë bëjnë gabime”, por pranoi se Thompson, mund të jetë “një person i mirë”, ai nuk është “një partner i mirë” për të.

“Dua që të gjithë të kenë një mundësi të mirë për të qenë të lumtur dhe për të pasur një jetë të mirë”, tha ylli i “Kardashians”. “Kështu që unë kurrë nuk inkurajoj askënd por gjithashtu mendoj se njerëzit mund të kenë ndjenjat e tyre dhe të bëjnë atë që duan, por ai do të jetë gjithmonë në jetën time për shkak të True-së, dhe ai është një baba i mrekullueshëm dhe kjo është gjithçka në të cilën duhet të përqendrohem.”

Ajo rrëfeu se Thompson ende përpiqet të pajtohet me të, por ajo nuk do tja japi më shansin sepse “faktet janë fakte” se ai mirëpriti një fëmijë me Maralee Nichols, gjë për të cilën ajo mësoi përmes motrës së saj Kim.

“E kam mësuar të vërtetën çdo herë përmes një motre. E zbuloj me pjesën tjetër të botës, që është pjesa më fyese,” tha ajo për Thompson që më parë e kishte tradhtuar kur ishte shtatzënë me True, tani 4 vjeç, dhe më vonë me Jordyn Woods ish-shoqen e ngushtë të Kylie Jenner,

“Gjithçka është e çuditshme, por a mund të ketë pak respekt?” shtoi Khloé.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al