1 Shtator, 2017

Këto janë modelet e xhinseve më trendi të kësaj vjeshte


 

Moda dhe evolucioni i saj duket se nuk kanë të ndalur. Këtë herë e kanë radhën xhinset. Dizejnatorët më të mirë të botës, duket se i kanë hedhur në treg xhinset që do të pushtojnë muajin e parë të stinës së vjeshtës dhe këtu kemi parasysh modelet e reja që kanë nisur të përqafohen fillimisht nga blogeret e modës dhe më pas nga një pjesë më e madhe e femrave në të gjithë botën. Nga kontinenti në kontinent dhe nga një klimë në një tjetër duket se modelet e xhinseve më të frekuentura gjatë kësaj stine janë :

“Skinny” xhinse të drejta

Ditët e streçeve të ngushta janë pas dhe modeli që do të mbahet këtë sezon është ai i xhinseve  ‘skinny’ të drejta. Dizejnatorët  sugjerojnë që të zgjidhni ndonjë model me bel të gjatë që edhe këmbët tuaja të duken më të gjata.

 

Zile të grisura

Xhinset e quajtura ‘zile’, të gjëra në fund dhe të ngushta përgjatë këmbës, janë për të gjitha kategoritë e moshave. Më së miri kombinohen me taka të larta.

 

Super madhësi “oversize”

Femrat që janë të prirura për eksperimentim mund t`i gëzojë fakti se këtë sezon do mbahen xhinse “oversize “ të ngjashme me modelet e  viteve 60` të vonshme, ndaj pyesni mamanë mos ka ruajtur ndonjë model nga rinia e saj.

 

Xhins i kthyer mbrapsht (i lakuar)

Këto modele i kemi veshur dhe gjithmonë kanë qenë xhinse të të dashurit apo të vëllait tuaj. Këtë vjeshtë vijnë pak më ndryshe, me fund të kthyer gjerë dhe me zbukurime me perla.

 

 

Xhinse të drejta të grisura

Nëse nuk ju pëlqejnë zilet, alternativa janë xhinse të gjera dhe të drejta që kanë qenë të preferuarat e viteve 70`.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al