28 Tetor, 2020

Këto janë gjashtë gjërat e ëmbla që vajzat mund t’ia thonë partnerit pas seksit


Raporti intim në një lidhje është një ndjesi e bukur e dashurisë.

marrëdhënie (2)

Por për ta bërë çdo moment të raportit seksual të paharrueshëm, është e rëndësishme të krijoni gjendjen shpirtërore, sipas “Glamour”.

Shumica e çifteve, pas seksit thjesht dremitin dhe fillojnë të bëjnë disa aktivitete të tjera. Sidoqoftë, nëse vërtet e doni partnerin, është e rëndësishme që edhe pas seksit, të tregoni pak dashuri dhe pasion për të.

Po, përqafimi është padyshim një mënyrë. Megjithatë, përveç kësaj, mund të thoni edhe këto gjashtë gjëra.

‘Ishte e mrekullueshme’

Kjo shprehje mund të rritë besimin e çdo njeriu. Thuajeni këtë pas seksit dhe partneri thjesht do të dojë ta dëgjojë sërish. Sepse do t’i pëlqejë…

‘Ti e di që më bën të ndihem shumë e lumtur’

marrëdhënie (3)

Kjo është vetëm një mënyrë tjetër për të vlerësuar njeriun me të cilin po ndan shtratin. Herën tjetër, ai do të kujdeset edhe më shumë për nevojat dhe dëshirat e tua seksuale. Ai do të përqendrohet më shumë në kënaqësitë e tua.

 ‘Jam me fat që kam një njeri si ty’

Thuaji këtë gjë të ëmbël dhe jashtëzakonisht romantike partnerit dhe ai do të fluturojë. Kjo është një gjë që mund ta tërheqë partnerin pas vetes, veçanërisht pas seksit. Ai do të të dojë shumë më tepër. Kjo fjali jo vetëm që nënkupton se ai është i shkëlqyer në seks, por gjithashtu thotë se sa i lumtur ndihet me ty.

‘Vazhdo më mbaj kështu’

Përqafimi është koha më e mirë për të pëshpëritur diçka të ëmbël në veshin e partnerit. Kur të të përqafojë, thjesht tregoji sa mirë ndihesh dhe mos e lër këtë rast të të ikë. Kërkoji që të vazhdojë të të përqafojë, sepse kjo është hapësira juaj e lumturisë.

‘Faleminderit për këtë kohë të bukur’

marrëdhënie (1)

Nëse me të vërtetë keni kaluar një kohë të adhurueshme në seks apo edhe keni shkëmbyer biseda të këndshme, falënderoje në fund. Tregoji se je duke pritur me padurim takimin e radhës. Kjo do ta bëjë atë të të dojë edhe më shumë.

‘Dua ta bëjmë këtë më shpesh’

Kjo është për ato vajza që nuk janë të martuara ose që jetojnë një lidhje në distancë. Çiftet që gjejnë me vështirësi kohë për veten, kanë nevojë të ndajnë më shumë privatësi.

Për ta, kjo frazë është e mrekullueshme. Pas një seance seksi, thjesht tregoji djaloshit sa e do dhe dëshiron që kjo të ndodhë më shpesh. Është e sigurt që kjo do ta bëjë të çmendet për ty. Dhe kurrë nuk i dihet, mbase ai do të bëjë një përpjekje për të të takuar më shpesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al