6 Shtator, 2017

Këto janë 10 parfumet më të mirë të të gjitha kohërave!


Parfumet janë konsideruar si një tregues mjaft i lartë personaliteti. Mbi të gjitha, i njëjti parfum mund të bëjë dallimin e një personi nga një tjetër. Megjithatë, ka 10 parfume që nga specialistët janë renditur si më të mirët e të gjitha kohëve edhe sepse u kanë rezistuar viteve dhe moshës. Kur testohet cilësia, aromat klasike janë përherë ato që mbeten dhe që kanë një marketing të jashtëzakonshëm – askush nuk është i sigurt për këtë, por e sigurt është që këto 10 propozime janë 10 më të mirat e të gjitha kohëve.

Chanel No. 5

Chanel No. 5 është një ndër parfumet më të njohura të të gjitha kohëve, plot 90 vjet . Është prezantuar nga Coco Chanel dhe është zgjedhur nga emra shumë të rëndësishëm të botës së artit në 5 lloje esencash. Chanel No.5 ishte shumë familjar që në fillim, por mori hov pas vitit 1964, kur një gazetar pyeti Marilyn Monroe çfarë vishte në shtrat dhe ajo ia ktheu: “disa pika Chanel No.5”.

 

Poison nga Christian Dior

Që nga viiti 1985, Poison është konsideruar si një prej stileve “new look” duke iu referuar aparencës, krijuar nga Christian Dior gjysmë shekulli më parë. Me aromë të fortë dhe melodioze, pasionante, si dashuria e vërtetë.

 

L’Air du Temps nga Nina Ricci

L’Air du Temps është krijuar pas luftës, 1948. Djali i Nina Ricci, Robert, ishte shumë i pasionuar për të krijuar aroma. Edhe pse emri i parfumit L’Air du Temps është thuajse simbolik, kuptimi i tij është “shpirti i kohës.” Jaseminë, trëndafil dhe vjollcë i japin parfumit shpirtin e moshës dhe romantizmin. Formula e këtij parfumi është mbajtur gjithmonë sekret.

 

Opium nga Yves Saint Laurent

Aroma legjendare lindi nga Yves Saint Laurent në vitin 1977 dhe u bë simbol i dashurisë në Perëndim si një aksesor i domosdoshëm i bukurisë femërore. Aromat e parfumit janë nga të larmishmet, vanilje, mandarinë, kanellë, koriandër, portokall, pjeshkë, por edhe aroma të pafundme lulesh e frutash të tjera.

 

 

Youth Dew nga Estee Lauder

Youth Dew është i pari parfum amerikan që pushtoi më pas të gjithë botën. Në vitin 1950, Madame Lauder vendosi të krijojë një aromë që të të kënaqte në çdo kohë, jo vetëm në darkë, dhe u mundua të përziente shijet edhe me ato të Europës. Youth Dew është një aromë luleje e krijuar për femrat besnike. Ka esenca nga portokalli dhe pjeshka, por edhe nga lulet, kamomili, trëndafili, lulet orientale, vanilja etj.

 

Shalimar nga Guerlain

Parfumi legjendar nga Guerlain Shalimar është krijuar në vitin 1921, në të njëjtin vit me Chanel No. 5, megjithatë u fut në treg vetëm katër vjet më vonë. U promovua në një ekspozitë botërore, në Grand Palace, Paris. Aroma klasike orientale e krijuar nga Jacques Guerlain, është frymëzuar nga historia e princeshës Mumtaz-Mahal. “Shalimar” në gjuhën sanskrite do të thotë “tempulli i dashurisë”.

 

Magnetism nga Escada

Aroma e parë orientale nga Escada është krijuar në vitin 2003. Perfumieri Pierre Bourdon tha se Magnetism është një aromë që u rri për shtat femrave të fuqishme dhe sidomos atyre që dashurojnë fort. Pasi ta provoni, me siguri do të bini në dashuri me këtë parfum.

 

Obsession nga Calvin Klein

Në vitin 1985, perfumieri Jean Guichard krijoi Obsession për Calvin Klein. Ka një aroma të përzier me mandarin, trëndafil dhe lule portokalli – një aromë e jashtëzakonshme dhe të paharrueshme. Kur prezantoi aromën, Kelvin Klein tha: “Nuk doja të krijoja parfume të vjetër, por doja diçka direkte, sensuale dhe provokuese – kjo është ajo që shoh te një grua e vërtetë”

 

For Her nga Narciso Rodriguez

Aroma e parë e shumë brandeve ndërkombëtare në botën moderne, që hyri në vitin 2003. Vetë designer i kësaj arome tha se For Her është një dhuratë e tij për të gjitha femrat, duke prezantuar edhe ato që janë të pasionuara për seks. Edhe vetë Rodriguez, kjo aromë i kujton dashurinë e parë të jetës.

 

212 nga Carolina Herrera

Një prej aromave të ditëve tona – 212 është krijuar në vitin 1997. Emri 212 është kodi i New York City, qyteti i preferuar i Carolina Herrera. Përshkrimi i 212 është provokues, i freskët dhe joshës. Një prej shumë aromave që përmban është koduar si ‘Queen of the Night’ – mbretëresha e natës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al