5 Nëntor, 2019

Këta të famshëm fitojnë miliona dollarë edhe pas vdekjes, zbulohen shifrat marramendëse


“Artisti i vdekur më i pasur në botë”, u shpall mbreti i pop, Michael Jackson. Sipas revistës amerikane ‘Forbes’, ai kryeson listën për të shtatin vit rradhasi dhe fitimet shkojnë në 60 milionë dollarë nga tetori i 2018-ës.

Shkak për arritjen e kësaj shumë të madhë është bërë katalogu i këngëve të tij dhe koncerti madhështor në Las Vegas.

Vendin e dytë e ze një tjetër ‘mbret’ i muzikës. Elvis Presley, vetëm vitin e kaluar ka fiuar 39 milionë dollarë. Këto të ardhura nuk kanë ardhur vetëm nga muzika por edhe nga 500 mijë turistët që vizitojnë shtëpinë e tij në Memfis, Tenesi.

Vendin e tretë e ze Charles Schultz, krijuesi i librit me vizatime i cili u bë edhe film i animuar, ‘Peanuts’.

Pjesë e listës janë edhe Bob Marley, Marilyn Monroe, Arnold Palmer, Nipsey Hussle dhe Prince.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al