20 Janar, 2021

“Kësaj i kanë rëndësi kilometrat jo mosha”- Dy prej konkurrentëve të “Përputhen” i nxjerrin “sekretet” Ana Kaurit!


Ditën e djeshme, Ana Kauri doli në një takim katër minuta me njërin nga djemtë e rinj, Edison Ramhoxhën.

ana kauri, mevlan shaba, arber aruci (5)

Pas bashkëbisedimit, 26-vjeçarja u shpreh se i pëlqente fakti që ai kishte eksperienca dhe se kjo do t’i ndihmonte të ndërtonin një marrëdhënie më të mirë.

fatjon kuqari, ana kauri, arjan konomi (5)

Por, kjo deklaratë e saj u pasua nga shumë debate në studio, ku i pari që reagoi ishte Mevlan Shaba, i cili para se të vinte Edisoni ishte konkurrenti më i madh për nga mosha në studio.

ana kauri, mevlan shaba, arber aruci (1)

Nga ana tjetër, edhe Arbër Aruci, i cili ka realizuar dy takime me Anën deri më tani, u shpreh se ajo ishte arrogante dhe se po përdorte një strategji me të gjithë djemtë.

elvis lushi ana kauri (3)

Sipas tij, 26-vjeçarja thjesht kërkon që t’i bëjë të gjithë meshkujt xhelozë dhe asgjë më shumë.

melisa lleshi, sindi loci, mevlan shaba, andi shehu (1)

Pjesë nga biseda:

Ana Kauri: Ti je në një moshë të konsiderueshme dhe nuk di të sillesh me një femër.

Mevlan Shaba: Nuk po të kthej përgjigje më mirë.

Andi Artani: A ka rëndësi mosha për ty?

Ana Kauri: Jo nuk ka rëndësi mosha për mua.

Mevlan Shaba: Kësaj i kanë rëndësi kilometrat.

Arbër Aruci: Pse ti mendon se pjekuria lidhet me moshën?

Mevlan Shaba: O Arbër e ka tek kilometrat, duhet të ketë kaluar shumë si puna e kësaj.

Arbër Aruci: Nuk ka lidhje ajo se mund të jesh 50 vjeç dhe nuk e ke pjekurinë ose logjikën e duhur.

Mevlan Shaba: Mund të jesh 50 vjeç po je i virgjër o Arbër. Nuk ke eksperienca.

Ana Kauri: Mos mu drejto kur nuk ke respekt për mua. Flit me fjalë jo me gjeste.

Mevlan Shaba: Nuk doja me fol, sepse ti the se ne kemi qëndruar në hije.

Arbër Aruci: Nëse ka një arsye pse unë nuk kam shprehur asnjë shenjë xhelozie ndaj teje, ka ndodhur nga sjellja jote arrogante dhe nga vetëvlerësimi i tepërt që ke për veten.

Ana Kauri: I bie që ti je xheloz.

Arbër Aruci: Jo nuk jam xheloz, nuk më intereson fare ti. Mënyra se si sillesh është gjëja më negative tek një femër. Mos prit xhelozi ndaj meje se nuk kam asnjë interes ndaj teje. Je një nga ato vajza që ke akuzuar Andin…

Ana Kauri: Nuk dua asnjë mendim nga ti. Ti nuk je në listën time. Aty janë vetëm ata që dua unë të jenë.

Arbër Aruci: Ti ke ardhur me strategji vetëm për t’i bërë çunat xheloz për ty. Je ti ajo që më ke kërkuar të dalim çift nga këtu dhe më ke thënë që kam siguri nga ti.

Ana Kauri: Çfarë të kam thënë unë ty?!

Arbër Aruci: Ti, ti m’i ke thënë.

Ana Kauri: Je i sigurtë që t’i kam thënë unë këto fjalë? Më shih në sy.

Arbër Aruci: Po mi po m’i ke thënë.

Ana Kauri: Të të vijë turp!

Arbër Aruci: S’më vjen turp.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al