25 Janar, 2018

Keni probleme me vizat për në Amerikë? Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësishëm


Ambasada Amerikane ka bërë një njoftim të rëndësishëm për vizat. Më anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se kontaktohen shpesh nga persona që kanë rënë pre e mashtrimit të vizave.

Sipas tyre, mashtrimet përfshijnë faqe interneti të rreme ku kërkojnë tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë vizën. Ambasada Amerikane lajmëron qytetarët që të mos bien viktimë e mashtrimeve.

ambasada amerikane

Sqarimi i ambasadës

Rregullisht, ne kontaktohemi nga individë që kanë qenë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa e-maili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë një vizë. Edukoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi! #PyetAnen

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al