13 Nëntor, 2018

Këngëtarja shqiptare tregon sëmundjen nga e cila vuan: Mjekët nuk e dinin çfarë ishte…


Këngëtarja Zanfina Ismaili, e cila është prej vitesh pjesë e tregut muzikor shqiptar, ka qenë e ftuar në emisionin “Tout de cool”.

Gjatë intervistës, ajo ka rrëfyer për herë të parë  një pjesë të trishtë të fëmijërisë, për shkak të sëmundjes nga e cila vuan.

Zanfina tregoi se ka pasur probleme me kockat dhe deformim të shtyllës kurrizore. Ajo tha gjithashtu se mjekët nuk ja gjenin dot çfarë kishte derisa vite më vonë zbuloi se vuante nga skolioza.

“Kur kam qenë e vogël, besoj 10 vjeç, kisha probleme me kockat në pjesën e kofshëve. Mjekët nuk e dinin se çfarë ishte, në atë kohë nuk njihej aspak sëmundja e skoliozës. Shtylla ime kurrizore ishte e shtrembëruar. Kam vizituar shumë mjek, mami nuk ka lënë mjek ortoped pa më dërguar. Kujtoj që dhimbjet ishin të tmerrshme dhe u detyrova që të mos shkoja në shkollë për shumë muaj. Dhe e kam zbuluar se çfarë kisha shtatë ose tetë vite më parë! Edhe tani kam dhimbje, në pjesën e shpinës sidomos por mundohem që të mos marr mjekim se nuk dua të jem e varur ndaj tyre”, ka treguar Zanfina.

Skolioza njihet ndryshe si shtrembërim i boshtit të kurrizit. Ajo është një sëmundje gjerësisht e përhapur në popullatë dhe që konsiderohet si një prej patologjive që prish ndjeshëm cilësinë e jetës së pacientëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al