5 Shtator, 2018

Këngëtarja shqiptare nuk ka përfunduar një universitet: Atë e bëj edhe unë, por…


Ajo është një prej repereve më të komentuara të momentit, që në një kohë të shkurtër arriti të ketë sukses në tregun muzikor shqiptar. Është fjala për Tayna, këngët e të cilës janë kthyer hite.

Por përveçse e komentuar, reperja edhe sulmohet shumë e sidomos nga femrat. Në një postim në “Instatsory” ajo na ka lënë që të kuptojmë se dikush i ka kujtuar faktin se nuk ka mbaruar ende një universitet.

Një gjë e tillë e ka nervozuar Tayna-n, e cila me postimin e saj ka zbuluar se nuk do të bëjë shkollë vetëm pse është kthyer në trend.

“Nuk ka asnjë problem më asnjërën dhe kam qejf që femrat të arrijnë sa më lartë, por ti mos e gënje veten. Ama kur të më kapësh mua, duhet të ndalosh të mendohesh dy herë.

Edhe sa për fakultet, atë e bëj edhe unë me shumë qejf, por nuk bën ta bësh diçka, që nuk e di pse është trendy”, shkruan Tayna në “Instastory”.

Panorama Plusf

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al