11 Shtator, 2018

Këngëtarja shqiptare habit me deklaratën: Ndihem greke…


Këngëtarja e famshme Eleni Foureira ka lindur në Fier dhe aty ka kaluar fëmijërinë. Por mesa duket një gjë e tillë nuk e bën të ndihet aspak shqiptare Elenin.

Së fundmi këngëtarja ka dhënë një intervistë për një televizion grek, ku ka theksuar se ndihet greke dhe jo shqiptare, pasi nuk ka jetuar në Shqipëri.

“Është e padrejtë ndaj Shqipërisë, por vetëm sepse nuk kam jetuar aty, ndihem greke. Kur jeton në një vend më shumë se 20 vite, je rritur dhe je bërë kjo që je sot, nëse më pyesin nga je do të them kam lindur në Shqipëri, por jam greke”, tregoi ajo.

“E respektoj dhe e dua Shqipërinë dhe dua të bëj gjëra aty, por unë jam rritur në Greqi dhe mentaliteti im është grek. Kur shkoj në Shqipëri thonë erdhi kjo grekja. Dhe këtu shumica thonë erdhi shqiptarja. Unë ndihem shqiptaro-greke, tani edhe pak qipriote”, thotë Eleni Foureira.

Ndërkohë kujtojmë se në muajin korrik, Eleni Foureira u mirëprit në Sheshin Skëndërbej për të performuar këngët e saj. Madje, iu dorëzua edhe “çelësi i Tiranës” nga kryebashkiaku Erion Veliaj, shkruan “xing.al”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al