6 Mars, 2019

Këngëtarja rrihet brutalisht nga i dashuri, ky moment jepet live në “Instagram”


Një këngëtare e njohur jug-afrikane ishte live në profilin e saj në “Instagram”, në momentin kur partneri ushtron dhunë ndaj saj.

Është fjala për Babe Wodumo, e cila po filmonte nga dhoma e gjumit, kur në një moment u shfaq një burrë i cili është identifikuar si i dashuri i saj që godet atë.

Në fillim çdo gjë dukej në rregull, por në një moment ai fillon ta godasë dhe t’i shkulë flokët këngëtares.

Mediat e huaja shkruajnë se video ka shkaktuar reagime të ashpra në Afrikën e Jugut, e si pasojë policia vendase ka nisur menjëherë hetimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al