15 Tetor, 2018

Këngëtarja e famshme ndahet nga i dashuri dhe i jep fund fejesës


Këngëtarja e famshme Ariana Grande dhe komediani Pete Davidson i kanë dhënë fund lidhjes.

Sipas TMZ-së, një ditë më parë çifti i ka dhënë fund lidhjes së tyre pas disa muajsh së bashku.

Herën e fundit që Grande dhe Davidsoon janë fotografuar bashkë, është vënë re që tatuazhi me veshë lepuri që Pete kishte bërë pas veshit, si dedikim për Ariana-n, ishte zëvendësuar nga një zemër.

Ndërkohë këngëtarja kohët e fundit u përball me një lajm shumë të hidhur, pasi ish-i dashur i saj Mac Miller vdiq nga overdoza.

Gjithashtu Ariana shkroi disa mesazhe emocionuese, ku shprehej se po kalonte një kohë të vështirë dhe lutej për një ditë të mirë.

Pavarësisht se lajmi i ndarjes ka pushtuar mediat, asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar ende publikisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al