16 Qershor, 2018

Këngëtari i njohur shokon me deklaratën: Dua që fëmijët e mi të bëhen gay


Ricky Martin është një prej figurave më të njohura botërore. Prej vitesh ai ka korrur mjaft sukses dhe këngët e tij dëgjohen kudo.

Këngëtari i hitit “Vente pa ca” disa kohë më parë deklaroi se kishte preferenca të ndryshme seksuale, pasi pëlqente meshkujt. Ndërkohë në nëntor të vitit 2016 Martin u martua me Jean Joseph, pas një viti që dilnin bashkë.

Gjithashtu Ricky ka edhe dy djem binjakë të cilët kanë lindur në vitin 2008 dhe shprehet mjaft i lumtur për familjen e tij. Lidhur me dy djemtë e tij, ai ka habitur me deklaratën që ka bërë gjatë një interviste për “Popcorn with Peter Travers”.

Ricky Martin u shpreh dëshiron që në të ardhmen ata të bëhen gay. “Fëmijët e mi janë shumë të vegjël, por do të doja të bëheshin gay. Është diçka shumë speciale. Ndjeshmëria, mënyra si i shoh gjërat tani, që nuk më duhet më të fshihem në asnjë mënyrë apo formë. Sheh ngjyra dhe pastaj ylberin, tani e kuptoj pse simboli është ylberi. Është gjithçka reale. Më bën të ndihëm i fortë”, deklaroi këngëtari.

Panorama Plus

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al