12 Shtator, 2018

Këngëtari i njohur jep lajmin e hidhur për fansat, braktis muzikën për shkak të shëndetit


“Liberta”, “Felicita dhe “Sempre sempre” janë disa nga hitet më të njohura të këngëtarit të njohur Al Bano Carrisi. Ky i fundit ishte i ftuar në “Mattino cinque”, ku dha një deklaratë që fansave të tij nuk do u pëlqejë aspak.

Carrisi konfirmoi edhe njëherë se do të heqë dorë përfundimisht nga muzika. Al Bano ka rrëfyer se për shkak të gjendjes shëndetësore, duke filluar nga 1 janari, ai nuk do të këndojë më.

Një deklaratë të tillë e ka dhënë edhe në vitin 2017, pikërisht kur këngëtari u godit nga një atak në zemër dhe ishemia.

Pra më 31 dhjetor do të jetë data e koncertit të fundit të këngëtarit të njohur italian. Ai ka shtuar se ka ardhur koha që të pushojë, por duke mos thënë lamtumirë përgjithmonë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al