27 Tetor, 2020

Këngëtari i famshëm bëhet baba për herë të dytë disa ditë pasi zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer të fazës së fundit


 

Këngëtari i famshëm Tom Parker dhe gruaja e tij Kelsey kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë.

Çifti u bënë prindër të një djali, 15 ditë pasi ylli i “Wanted” zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer të trurit në fazën e fundit.

Ish-kolegu i grupit, Max George konfirmoi lajmin duke zbuluar se 30-vjeçarja lindi foshnjën javën e kaluar.

“Fola me Tom dje dhe është mirë,”– tregoi ai në një intervistë për Lorraine.

Më pas shtoi: “Kelsey lindi fëmijën e tyre të dytë javën e kaluar. Ai është një luftëtar, ai do të jetë mirë. Nëse po më shikoni, ju dua.”

32-vjeçari dhe bashkëshortja e tij janë prindër edhe të një vajze 15 muajshe, Aurelias.

Çifti ende nuk i kanë konfirmuar vetë lajmet në mediat sociale.

Më 12 tetor, Tom njoftoi se ishte diagnostikuar me glioblastoma të fazës së katërt. Këngëtari iu është nënshtruar radioterapisë dhe kimioterapisë në përpjekje për të zgjatur jetën e tij.

Jetëgjatësia për këtë sëmundje varion nga 3 muaj deri në 18 muaj pas diagnozës, por çifti nuk kanë pranuar të dëgjojnë prognozën e Tom me frikës se ai “do të rrinte duke numëruar ditët dhe nuk do të jetonte jetën e tij”.

Tom dhe Kelsey mirëpritën vajzën Aurelia Rose në korrik 2019 dhe njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë në qershor të këtij viti.

Kelsey vendosi të lindte djalin në shtëpi, kështu që Tom mund të ishte afër saj.

Çifti janë bashkë prej më shumë se 10 vitesh. Ata u lidhën pasi u takuan në një klub nate. Ata u fejuan në 2016 dhe u martuan dy vite më vonë në korrik 2018.

Tom dhe Kelsey vendosën të shpallnin diagnozën shkatërruese të këngëtarit, 36 javë pas shtatzënisë së Kelsey.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al