17 Nëntor, 2018

Këngëtaret shqiptare puthen në buzë në mes të emisionit? (VIDEO)


Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një video të shkurtër se çfarë do të ndodhë në puntatën e radhës në emisionin “Shiko kush luan”.

Në një nga lojërat e zhvilluara gjatë emisionit, mesa duket situata ka dalë pak jashtë kontrollit. Në klip duket se dy prej të ftuarve kanë përfunduar duke u puthur në buzë.

Është fjala për dy këngëtaret e njohura Evi Reçi dhe Loreta Kaçka, të cilat në video shfaqen shumë pranë njëra-tjetrës. Kjo puthje duket se ka qenë surprizë edhe për të ftuarit e tjerë, të cilët kanë mbetur të habitur.


Ndërkohë bashkëngjitur me videon, Luana shkruan: “Sdua te them emisioni im i preferuar se “femijet” nuk ndahen ? pooor nje nder me te preferuarit qe kam realizuar vjen NESER 21:00”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al