19 Tetor, 2018

Kendall Jenner reagon ashpër ndaj mediave: Më vutë jetën në rrezik


Modelja e famshme Kendall Jenner ka akuzuar TMZ-në nëpërmjet rrjeteve sociale se i ka vënë jetën në rrezik.

Të martën, TMZ publikoi një lajm ku tregonte vendndodhjen e saktë të shtëpisë së Kendall dhe nuk kaloi shumë kohë kur një fansa u shfaq në pishinën e saj.

Personi në fjalë u identifikua si John Ford. Tashmë 37-vjeçari ndodhet në rajonin e policisë së Los Angeles.

“Si mendoni se unë ndihem kur këta njerëz të frikshëm e dinë se ku ndodhet shtëpia ime? Sepse ju nuk publikuat vetëm fotot por edhe vendodhjen time. Nuk është aspak e sigurtë! Ku është respekti ndaj privatësisë???”, shkruan Jenner në “Twitter”, duke dënuar kështu veprimin e revistës dhe u bën thirrje të kuptojnë se vendosën në rrezik jetën e saj.

“Unë e kuptoj se për çfarë kam rënë dakord kur zgjodha të isha e famshme, por fakti që ju publikoni vendndodhjen ekzakte se ku unë jetoj, vendos jetën time në rrezik. Shtëpia është vendi juaj i sigurt. Por falë njerëzve të papërgjegjshëm si ju, shtëpia për mua nuk është asgjë. Nuk ndihem e sigurt as në shtëpinë time. Duhet t’ju vijë turp nga vetja”, shkruan më tej Kendall.

Ndërkohë kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Jenner përballet me të tilla incidente. Në vitin 2016, ajo denoncoi një burrë, i cili e ndiqte këmba këmbës dhe u shfaq edhe në shtëpinë e saj.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al