1 Dhjetor, 2022

Kejvina Kthjella flet sërish për sherrin e bujshëm me Einxhel Shkirën dhe Oriola Marashit/ Modelja zbulon arsyen e konfliktit: Nuk ka lidhje me djemtë…


Kejvina Kthjella ka folur sërish rreth sherrit të bujshëm që ndodhi tre vite më parë mes Einxhel Shkirës dhe Oriola Marashit.

Sherri dyshohej se nisi pas fitores së Kejvinës në “Dance With Me”. Pasi modelja rrëmbeu kupën e spektaklit, Einxhel ka lëshoi disa thumbime ironizuese kundrejt saj.

Asokohe u zbulua se dy modelet ishin zënë keq me moderatoren aq sa sherri degradoi dhe në përleshje fizike dhe thuhej se ngjarja ndodhi pranë shtëpisë së kësaj të fundit.

E ftuar në “Goca dhe Gra” Kejvina është pyetur se si qëndron e vërteta e sherrit të bujshëm ku hodhi poshtë të gjitha spekulimet se debati nisi për një djalë.

Modelja tregoi se ato nuk janë pajtuar ende pasi nuk i ka rënë rasti të takohen dhe tregoi se e gjitha ndodhi për shkak të impulsivitetit të saj. Gjithashtu bukuroshja theksoi se sherri nuk ka të bëjë aspak për një djalë.

 “Nuk jemi pajtuar se nuk na ka rënë rasti që të takohemi, por ka qenë diçka pa lidhje, nga ana ime, më shumë për shkak impulsivitetit tim. Është diçka që nuk ka lidhje as me meshkujt, as me shoqërinë tonë. Erdhi nga njerëz të tretë…”- u shpreh ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al