12 Shtator, 2018

Keisi një nuse tradicionale, ja çfarë ka bërë partnerja e Stresit (FOTO)


Partnerja e Stresit, Keisi, ka treguar se është mjaft tradicionale pasi ka zgjedhur që të marrë mbiemrin e reperit të njohur.

Ka qenë vetë Keisi që ka publikuar një foto të një certifikate familjare, ku mund të shohim të gjithë pjesëtarët e familjes së Stresit.

Babai Sali Lushaj, nëna Shpresa Lushaj, motra Fatjona Lushaj, Stresi, emri i të cilit është Arkimed dhe partnerja e tij Keisi, e cila mban gjithashtu të njëjtin mbiemër.

Mesa duket reperi duhet të jetë një bashkëshort mjaft krenar dhe i lumtur për zgjedhjen që ka bërë.

Ndërkohë kujtojmë se sipas ligjit, bashkëshortët, kur lidhin martesën, kanë të drejtë të zgjedhin për të mbajtur si mbiemër të përbashkët njërin nga mbiemrat e tyre ose të mbajnë secili mbiemrin e vet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al