17 Nëntor, 2018

Katër vite pa Dr. Florin, Turi i bën dedikimin emocionues: Ti ke qenë, je dhe do të mbetesh…


Kanë kaluar katër vite nga vdekja e Dr. Florit. Në 17 nëntor të vitit 2014, vdekja e tij tronditi mbarë opinionin publik dhe jo rrallëherë miqtë e kanë kujtuar atë me dedikime prekëse.

E teksa sot është 4-vjetori i vdekjes së tij, moderatori i njohur Turjan Hysko ka publikuar në “Instagram” një video emocionuese të Dr. Florit, me momentet e tij më të bukura në televizion.


“Jeta shkon… Keshtu ka qene e keshtu do jete gjithmone por ti e pate lluksin ta ndaloje kohen per te gjithe ne kater vite me pare…. Se ti sje si te tjeret, ti ke qene, je dhe do mbetesh Dr. Flori.”- ka shkruar ai.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al