Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, është nëna e tre fëmijëve, por së shpejti mund të zbulojë shtatzëninë e saj të katërt, sipas ekspertes mbretërore, Santos Lopez.
Ekspertja është shprehur se janë dy sinjale që Princ William dhe Kate, janë duke pritur që të bëhen prindër për herë të katërt.
Por cilat janë detajet që e tregojnë një gjë të tillë? “Po të shikoni fotot e fundit flokët e Kate duken ndryshe. Ndoshta fije ose një ngjyrë e re, nuk e dimë akoma, por duket shumë më i ndriçuar. Çdo herë që Dukesha ndryshon pamjen e saj, ajo njofton se është shtatzënë brenda pak ditëve”, ka thënë Santos Lopez.
Middleton u shfaq me look-un e ri teksa shoqëroi dy fëmijët e saj, George dhe Charlotte, në ditën e parë të shkollës më herët gjatë këtij muaji. Fëmija i tretë është djalë, Louis.
Ndërkohë Kate njoftoi se ka mbyllur agjendën e saj të takimeve, me arsye për të pushuar pak dhe kjo mund të jetë një shenjë që tregon se ajo është në pritje të ëmbël.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al