1 Shtator, 2018

Kate e Meghan nuk duhet të veshin rroba me këtë ngjyrë, arsyeja është e çuditshme


Në familjen mbretërore ka kaq shumë zakone dhe tradita që duhen zbatuar me saktësi nga secili pjesëtar i saj.

Të gjithë e dinë se Meghan Markle pëlqen që veshjet e saj të jenë me ton neutrale, por me raste preferon edhe ngjyrat më të theksuara. Po Kate Middleton? Veshjet e saj janë të mbushura me ngjyra të ndryshme, nga e kuqja, blu, gjelbër e të tjera.

Por asnjërën  nga femrat e familjes mbretërore nuk e keni parë të veshë rroba me ngjyrë portokalli. Dhe e dini pse? Sepse e kanë të ndaluar që të dalin në publik me veshje të kësaj ngjyre.

Rregulli fshihet nga një traditë 300-vjeçare dhe arsyeja se pse është vendosur është paska e çuditshme. Portokallia nuk del asnjëherë bukur në foto dhe duhet të shmanget me çdo kusht. Fakt qesharak!

Por teksa Kate dhe Meghan e kanë të ndaluar një gjë të tillë, ja ku është Mbretëresha që ka veshur pikërisht ngjyrën që nuk del bukur në foto.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al