27 Maj, 2020

Karantina ju ka shkatërruar libidon? Nuk jeni të vetme, ja për çfarë ankohen femrat e tjera. Për zgjidhjen ju duhet një…


Pas dy javëve të para të izolimit, i përmenda një shoqes time dhe burrit të saj se edhe ideja për ta puthur tim shoq, më bënte keq. Ata të dy qeshën, por mua nuk më dukej aspak zbavitëse kjo që po ndodhte.

Unë jam përgjithësisht një person i dashur. Para pandemisë ecja përdore me shoqen time të ngushte dhe të afërmit nuk i lija pa puthur apo përqafuar kur i takoja, po vëmendja e madhe që i kushtuam koronavirusit më ka bërë histerike për çdo gjë që prek dhe këdo që përpiqet të më prekë.

Është e natyrshme që disa njerëz kërkojnë ngushëllimin e një përqafimi për të larguar ankthin e stresin, por është e kuptueshme edhe ndjesia e shqetësimit për afrimitetin fizik, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet seksuale.

libido

“Gjatë gjithë ditës, ne po mundohemi të mbrohemi fizikisht kundër Covid-19. Në dallim nga përvojat e tjera traumatike, kur njerëzit kërkojnë ngushëllimin e intimitetit fizik, njerëzit po largohen nga njëri-tjetrin për diçka të padukshme dhe ne jemi të kushtëzuar të mos lejojmë asgjë të na depërtojë” thotë psikoterapisë Dana Dorfman.

Pra, logjikisht disa njerëz kërkojnë të jenë të mbrojtur dhe të ndjehen mirë. Vigjilenca fizike e kërkuar për sigurinë tonë tani shkon kundër intimitetit dhe mund të jetë e vështirë për ta pajtuar atë. Për shumë njerëz, ka çështje dhe rrethana shtesë që e ndërlikojnë këtë. Këtu janë disa që mund të jeni duke i provuar dhe këshilla për trajtimin e tyre.

Për ata që ndajnë shtëpinë e tyre me partnerë, anëtarët e familjes ose shokët e dhomës, Dorfman thotë se mungesa e intimitetit luan një rol të rëndësishëm. Intimiteti shpesh është rezultat natyror i “dy individëve të veçantë”, të cilët dëshirojnë “një afërsi, ose bashkim mes tyre””. Por tani, brenda dhe jashtë, “ju jeni të vetëdijshëm për praninë e të gjithëve” në shtëpi dhe duke qenë se përpiqeni të krijoni hapësirën tuaj gjatë gjithë ditës, ideja e bashkimit fizik mund të mos jetë me interes për askënd.

Kjo mund të jetë veçanërisht sfiduese në hapësira të vogla, siç janë apartamente në, ku mund të mos ketë zona të ndara për punë ose “arratisje”.

Sheila Addison, një terapiste familjar, thekson se në librin “Mating in Captivity” të autores Esther Perel, flitet për dëshirën dhe se si ndjehet shpesh më intensivisht kur ka një lloj distancimi. Por autorja tashmë shkruan se pavarësisht çdo veprimi që mund të kryeni në shtëpi, kur jeni vazhdimisht me njëri-tjetrin nuk ka asnjë shans të mendoni mbi marrëdhëniet seksuale.

Të dyja ekspertet e marrëdhënieve dhe komunikimit si Dorfman dhe Addison tregojnë se duhet të krijoni një hapësirë për veten tuaj, edhe nëse e vetmja mundësi tani për tani është një shëtitje rreth pallatit ose një dush në vaskë.

“Në mënyrë që ta duash dikë tjetër duhet të kesh ndjenjën e identitetit tënd individual,” thotë Dorfman, Për shembull, telefonata me një mik, mund të ju ndihmojë të qëndroni të lidhur me veten dhe “marrëdhëniet e tjera që ju ushqejnë” dhe kjo mund të rivendosë një ekuilibër.

Një gjë tjetër që funksionon kundër nesh është se stresi shpesh manifestohet fizikisht.

“Trauma dhe kriza me të vërtetë i shterojnë burimet e njerëzve Pandemia dhe shqetësimet e lidhura me shëndetin, të ardhurat, punën, fëmijët dhe pasigurinë e të gjitha mund të na lënë të ndihemi të mbingarkuar dhe të mos kesh dëshirë as për asgjë” thotë Addison.

Psikoterapisti dhe eksperti i seksit dhe marrëdhënieve Pia Holec thotë se trauma mund të na bëjë që të krijojmë luftë ose ndarje. Kur kjo të ndodhë, trupi ynë lëshon hormonin e stresit, kortizolin. Kjo mund të bëjë që ne të ndjehemi të tërhequr dhe mund të jetë e vështirë për t’u çlodhur ose për të dëshiruar marrëdhëniet seksuale. Të gjithë e përjetojnë këtë gjë.

Për më tepër, sipas ekspertëve, kur trupi ynë është nën presion tërheq burimet nga gjithçka që nuk është thelbësore për funksionet tona themelore të jetës. Pra, edhe njerëzit që zakonisht kanë një marrëdhënie të shkëlqyer seksuale, nuk përjetojnë më dëshirë.

“Trauma, pikëllimi, stresi dhe kriza të gjithë kanë një gjë të përbashkët kur bëhet fjalë për epshin,” shkruan Jordin Wiggins, i cili operon një klinikë shëndetësore naturopatike.

Ajo thotë se gjatë kohës së stresit kronik ose të zgjatur, “trupi favorizon prodhimin e kortizolit për t’ju mbajtur vigjilent dhe të sigurt mbi hormonet e tjera që do të rritnin interesin tuaj për seks”.

“Stresi gjithashtu shtrëngon sistemin tonë nervor simpatik, e cila krijon gjendjen e kundërt në të cilën trupat tanë duhet të gjenden nëse duam të provokojmë epshin” thotë ajo.

Sigurisht, jo të gjithë janë duke luftuar për intimitetin dhe disa madje mund të kenë një marrëdhënie më të mirë tani.

“Kur ka besim të ngushtë dhe afërsi midis njerëzve, ata mund të përgjigjen krizës në çfarëdolloj mënyre, duke e dashur njëri-tjetrin dhe të gjejnë ngushëllim pranë, qoftë edhe nëse nuk preken apo puthen, apo kryejnë marrëdhënie seksuale. Është mirë që të mos keni dëshirë as për marrëdhënie seksuale, ose të keni një dëshirë të shtuar. Tashmë nuk është asgjë në normalitet” thotë Dorfman. Burimi: The Washington Post

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al