23 Janar, 2022

“Kaq e pati dhe mërzia për Triksën”/Egzona “zëvendëson” këngëtaren, ja çfarë bën me Donaldin. Ndjekësit shpërthejnë në komente


Këngëtarja Beatrix Ramosaj ishte e elminuara kësaj të premteje Big Brother Vip, përballë të dashurit të saj brenda shtëpisë Donald Veshajn dhe moderatoren Einxhel Shkira. Ajo u përcoll me lot nga banorët dhe aktori i humorit, i cili pas daljes së saj në një diskutim me banoren e re Egzona Rafuna, shprehu se i dukej “çuditshëm pa Triksën”. Megjithatë moderatorja nga Kosova i ka qëndruar afër në momentet e tij të vështira dhe së fundmi ata të dy organizuan një lojë për të trembur aktoren Monika Lubonja, gjë që Donaldi më parë e bënte më Beatrix Ramosajn.donald-egzona-beatrix-komete-cover

Aktori dhe moderatorja u fshehën të dy dhe pritën për të friksëuar Monika Lubonjën. Këto shaka Donald Veshaj i bënte më parë në bashkëpunim me të dashurën e tij Beatrix Ramosaj dhe kjo ka sjellë reagime të shumta nga komentuesit në rrjet. Ndjekësit kanë nisur aludimet e tyre në lidhje me situatat dhe nëpër komente ata e kanë cilësuar moderatoren nga Kosova si “gomë rezervë”, ndërsa kanë ironizuar edhe aktorin duke shkruar se “kaq e pati mërzia për Triksën”

“Çanta numër 3”, shkruan një ndjekëse duke iu referuar moderatores.

“Kaq e pati dhe mërzia për Triksën”, thotë një tjetër komentues.

Koment3-ok

koment-goma-rezerve

koment1

kooment2

 

Kujtojmë se ditën e djeshme Egzona u kujdes dhe i përgatiti mëngjesin aktorit të humorit pasi ai ishte i mërzitur. Kaq ka mjatuar që ndjekësit të shpërthejnë përsëri në komente, aludime dhe ironi.

“Iku jeta, u harrua, kapitull i mbyllur”, shkruan një tjetër ndjekës.

“Po mos ia marrtë edhe kjo Triksës. Ja mori dorën Donaldi, ta provojë edhe me Egzonën”, shkruan një tjetër ndjekës duke e shoqëuar me të qeshura komentin e tij.

kioment-7

koment-6

koment-5

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al