21 Shtator, 2018

Kanye West i kërkon llogari Drake për Kiki-n: Ke bërë s*ks me gruan time…


Pas lajmeve se kënga e reperit Drake “In my feeling” i kushtohet Kim Kardashian, bashkëshorti i kësaj të fundit ka reaguar për herë të parë.

Nëpërmjet disa videove të drejtpërdrejta në profilin e tij në “Instagram”, Kanye West i drejtohet personalisht Drake dhe i kërkon llogari atij në lidhje me thashethemet për lidhjen që ai ka pasur me Kim.

“Fakti që njerëzit janë duke bërë thashetheme apo duke menduar se ke bërë seks me gruan time dhe ti nuk thua asgjë dhe e le me aq, nuk qëndron mirë.

Ti e di, nëse do të kisha të dashur nga Chicago dhe do quhej Renita dhe ti do të martoheshe me Rihannën, unë nuk do bëja këngë e ta titulloja Riri. Kështu që nuk ke përse të thuash se nuk e di sesi ndodhi, sepse je shumë i zgjuar për këtë. Ne jemi një familje, jemi të dashuruar, mos u ngatërro me ne”, shtoi 41-vjecari.

Në videot e publikuara nga West, ai pretendon se Drake është i vetëdijshëm se po i hedh benzinë zjarrit dhe gjithçka është e sajuar dhe kurrë nuk ka ndodhur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ye (@kanyewest) on

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ye (@kanyewest) on


Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al