25 Shtator, 2021

“Kanë frikë nga gjoksi i madh”/ Billie Eilish reagon për herë të parë pasi humbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale


Muajt e fundit stili i Billie Eilish ka ndryshuar shumë dhe kjo u bë shkak që këngëtarja të humbiste plot 100 mijë ndjekës në rrjete sociale.

billie eilish (12)

Ylli i popit foli rreth kësaj për “Elle”, ku tha se shumë fansa nuk i pëlqyen postimet në të cilat ajo pozonte me veshje më të hapura se zakonisht.

Kjo është shumë çnjerëzore,“- tha ajo duke iu referuar fansave që presin që ajo të vazhdojë të veshë rroba të gjera si dikur.

billie eilish (7)

19-vjeçarja ka ndryshuar stilin e saj dhe ka eksperimentuar me veshje që tregojnë më shumë format trupore, të tilla si korsetë.

Kam humbur 100,000 ndjekës, vetëm për shkak të gjoksit. Njerëzit kanë frikë nga gjoksi i madh,“- tha ajo për “Elle”.

billie eilish (6)

Gjithashtu, në setin fotografik për “British Vogue” në maj, Billie u shfaq për herë të parë me një stil ndryshe. Por jo të gjitha veshjet e Eilish kanë një qëllim të caktuar, pasi si të gjithë njerëzit nuk mund të mbajë veshur bluza të gjera me mëngë të gjata në temperatura të larta.

billie eilish (11)

Një ditë vendosa të vishja një bluzë të shkurtër. Nuk ishte as provokuese, por unë e di që njerëzit thonë: ‘Ajo vishet seksi dhe përpiqet të tërheqë vëmendje.’ Në fakt, jo! Është 500 gradë dhe unë thjesht dua të vesh një bluzë të shkurtër,”- tha Eilish.

billie eilish (2)

Veshjet e Eilish nuk janë e vetmja gjë me të cilën ka eksperimentuar së fundmi, pasi artistja ndryshoi edhe ngjyrën e flokëve nga të gjelbër në bionde.

Unë nuk mund të shkoja askund me ato flokë, sepse njihesha kollaj“,- tha ajo, duke shtuar se ndihej “si një njeri tjetër” pasi u bë bionde.

billie eilish (10) billie eilish (9) billie eilish (8) billie eilish (5) billie eilish (4) billie eilish (3) billie eilish (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al