18 Shtator, 2018

Kampionia italiane “frikëson” Georginën: Do darkoja me qejf me Ronaldon


Federica Pellegrini, kampionia italiane e notit, është një tifoze e madhe e Juventusit, dhe si gjithë tifozët e Juves, është një emocion i madh që një nga lojtarët më të mirë në botë si Cristiano Ronaldo, është pjesë e kësaj skuadre këtë sezon. Në një prononcim për mikrofonët e “Mediaset”, ajo mezi pret ta shohë nga afër yllin portugez.

“Mendoj se do shkoj më shpesh nga tani e tutje në stadium, sepse do doja ta shihja të luante, pasi është një nga sportistët më të mirë, jo vetëm në futboll, por në të gjitha fushat e sportit. Më bën shumë kurioze fakti se si do të jetë ta shoh live, nga afër. Nëse Cristiano më fton për darkë? Përgjigja ime do të ishte po. Edhe nëse je i martuar apo në një lidhje, qoftë edhe me fëmijë, nuk mendoj se ka ndonjë problem”, deklaroi Federica Pellegrini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al